LAJME

LETËR NGA BURGU SHKRUAN SHEK HALLAQI, PJESTARË I GRUPIT “KUMANOVA”

Pjestari i grupit “Kumanova”, i cili është i burgosur në Maqedonin e Veriut, ka shkruar letër për ndodhit e fundit.

Nëpërmjet letrës Shek Hallaqi sjell të vërtetën, dhimbjen, krenarinë, kujtimet për të rënët dhe dashurinë ndaj Kombit.

Letra nga Shek Hallaqi

Përshëndetje o populli më i lashtë në faqën e kësaj toke, po shkruaj nga qelia e burgut ku po e vuaj dënimin vetëm për shkak se unë desha që vëllëzrit e mi në ILIRID të mos vriten siç janë vrarë , të mos u maltretohen siç janë maltretuar nga dora e lyer me gjak shqiptari dhe bashkëpunëtoret e tyre që ishin në pushtet vmro dpmne, të cilët gjithmonë kishin qëllimin t’i godisnin bijt e shqiponjës.

Fillimisht shpifen se kemi marrë 2 milion euro, por kjo nuk i eci, pastaj ata gënjyen që ne shkuam për t’i ndaluar “bombat”, as kjo si doli si që deshën, shpifen e shpifin çdo ditë, por një gjë të jeni të sigurt po që se kisha hanger hudher tani do të qelbesha nga aroma e saj!

Që nga fillimi kam kërkuar një hetim ndërkombëtar për kurthin që na u bë, dhe sa u përket publikimit të përgjimeve kurrë nuk do ndalen, Ali Ahmeti, Artan Grubi dhe Gruevski së bashku me Mihajlokovin dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tyre, ku që të shkojnë në do i ndjekim dhe gjaku i dëshmorëve të vëllëzerve që mu vran më 9 maj në Kumanovë do të ju ndjek pas, tradhtarët e dinë këtë gjë!

Unë Shek Hallaqi dhe Val Zeka që nga dita e parë ne nuk pranuam dëshmitarë të këtyre të BDI & VMRO dpmne në gjykatë që jo vetëm nuk ndajnë drejtësinë, por gjithmonë anojnë krahë krimit dhe kundër shqiptarëve.

Filluam të u torturonim për orë të tëra, ku 19 orë as prangat nuk na u hoqen nga duart, sepse donim një hetim ndërkombëtar dhe provum dhe një grevë urie 12 ditore.

Bashkpunëtorët e Ali Ahmetit nga Rusia, Serbia dhe nga vet ky shtet ku po e vuaj denimin ma mbyllen edhe facebook-un tim personal ku kisha shumë foto të kujtimeve, kisha shumë miq dhe shokë, Ali Ahmeti duhet të dijë se kërcënimet e tija nuk vlejnë këtëj nga unë, ai duhet ta dijë se AS NUK SHITEM DHE AS NUK BLIHEM, por as që mund të me frikësoj, qëllimi im ka qenë i pastër pasi kam gjak të pastër shqiptari, eliminimi jonë që u përgatit nga tradhtarët shqiptarë të udhëhequr nga Ali Ahmeti dhe Gruevski dhe bashkpunëtorët e tij, por falin zotin nuk u arritë dhe sot jemi këtu ku jemi. Dhe tani këto portalet BDI-Kumanov dhe BDI-UÇK me urdhër të stërvinave janë duke bërë kërcënime, le ta dinë edhe ata që nuk e kanë gjatë!

Mbrëm pashë në ëndërr vëllëzrit e mi që me ranë dëshmorë atë ditë në lagjen e Trimave, ishin të lumtur për botën që kishin atje dhe ishin të trishtuar nga tradhëtia që kemi këtu, ata të gjithë një zë thanë: “Do t’i ndjekim tradhëtarët, do të ndjekim tradhtarët kudo që të shkojnë, qelitë e burgut janë mbushur dhe nuk durojnë! ”

Atje dëgjova shumë zëra nga vëllezërit tonë që u vranë në tradhëti dhe të gjithë përmendën një emër, “tradhtari kishe qenë ti O ALI”.

Këtë letër po shkruaj nga qelia e burgut ku atë qëllim të pastër që kisha dhe sot unë jam këtu, më bën krenar dhe nuk ndiej ngushtësinë e këtyre mureve, sepse shpirti im jeton me të vërtetën pse unë jam këtu, jetoj me shpirtin e atyre që ranë për atëdhe dhe me të gjithë ata që janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka për këtë tokë të shenjtë!

“Ty Shqipni të qofsha fal, të kam nënë dhe me ke djalë” 🇦🇱

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *